Sonte mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova.

Dhe padyshim që kjo natë është tejet e ‘zjarrtë’ dhe me plot ‘supriza’.

E veçanta e kësaj nate do të jetë performimi nga yjet e estradës shqiptare, ku Ledri Vula do të jetë njëri nga musafirët special të kësaj mbrëmje.

Kështu ka bërë të ditur, prezantuesi i BIG-ut, Alaudin Hamiti. Lajmin e njëjtë e ka shpërndarë edhe Liberta Spahiu.

Postimi i Libertes

Sonte finalja e BigBrother VIP Kosova II

Katër finalistët e këtij eventi mediatik janë: Edona James, Blerando Lajçi, Shqipe Hysenaj dhe Lumbardh Salihu.

Finalja e madhe do të fillojë nga ora 21:00.