Në pikat kufitare Kosovë – Serbi, tashmë janë duke u lejuar të hyjnë në vendin tonë kamionët me targa serbe, por me kusht që mallrat e tyre të mos kenë origjinë nga Serbia.

Kështu ka marrë vesh Portali Dukagjini nga burimet e afërta me Institucionet vendimmarrëse të Kosovës.

Deri më tani të gjitha maunat që vinin nga Serbia, pa marrë parasysh origjinën e mallrave, nuk lejoheshin të hynin në Kosovë.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës ishte marrë pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe.

Policët e Kosovës ende po mbahen në paraburgim në Serbi, përkundër thirrjeve ndërkombëtare për lirimin e tyre.