Lejohet vaksinimi me dozën e katërt për disa kategori kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka miratur vendimin për dozën e katërt kundër Covid-19 për disa kategori

Vaksina kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizmin e popullatës, me të cilin do të lejohet doza e katërt e vaksinës kundër Covid-19 për disa kategori të caktuara.

Pas këtij miratimi, do të lejohet vaksinimi me dozën e katërt për të gjithë personat e grupmoshës mbi 50 vjeç, dhe të paktën 4 muaj nga marrja e dozës së tretë.

Gjithashtu, personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeç, të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë, ndërsa për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe.

“Lejohet vaksinimi me dozën e katërt për të gjithë personat e grupmoshës mbi 50-vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë), personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5-vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë) si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika