“Ne sot, duhet të jemi më të bashkuar e më në harmoni me njëri tjetrin, në shërbim të interesit kombëtar e të çdo shqiptari në të gjitha trojet e tyre e kudo ku ata gjenden” kështu ka bërë thirrje Princ Leka.

Princ Leka për ditën e 28 Nëntorit ka i ka uruar të gjithë shqiptarët për përvjetorin e pavarësisë, dukë thënë se të gjithë duhet t’i jemi mirënjohës të  “atyre që bënë të pamundurën që Shqipëria të jetë një vend i pavarur”.

Më  tej , Leka ka treguar se si “përpara 110-vitesh, gjashtë Fuqitë e Mëdha europiane diskutonin nëse shqiptarët do të kishin një shtet të tyrin dhe, nëse po, sa pak apo sa shumë territore dhe popullsi shqiptare do të flijoheshin për hir të ekuilibrave diplomatikë ndërkombëtarë”.

Sipas tij krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 5 vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor do të jenë, , më 6 dhjetor, shteti shqiptar.

“Frytet e këtyre arritjeve, pak kohë më parë të paimagjinueshme, meritë për të cilat kanë të gjithë shqiptarët pa dallim”, ka theksuar Leka.

Leka ka thënë se arritje e Shqipërisë duhet të jenë të prekshme për “çdo territor, për çdo komunitet, për çdo shtresë, dhe për secilin e secilën, që të ëndërrojnë, ndërtojnë, dhe gëzojnë jetën e tyre në Shqipërinë tonë të dashur shtëpinë tonë të përbashkët, amanetin e stërgjyshërve tanë dhe premtimin tonë për brezat që na pasrendin”.

Tutje ai ka përfunduar duke thënë se e drejta e legjitime shqiptarëve duhet t’i bëjë këta të fundit  krenarë për çdo arritje  të tyre edhe për mbështetjen e faktorëve ndërkombëtar.