Lekaj: Kurti ka bërë hapa të gabuar në veri, qytetarët atje janë lënë në mëshirë të fatit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për veprimet e tij rreth situatës në veri

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Pal Lekaj

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka adresuar kritika ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti, rreth situatës në veri. Ai ka thënë se hapat që i ka ndërmarrë kryeministri Kurti në atë pjesë janë të gabuara.

“Hapat që i ka marrë zotëri Kurti për atë territor janë kanë tërësisht të gabuara, edhe pse po e them se politika e Beogradit çdoherë ka menduar të krijojë kriza që ato t’i përdorë, sa i përket marrëveshjes përfundimtare dhe sidomos për asociacionin. Një çështje teknike e targave na ka sjellë këtu ku jemi”, ka thënë Lekaj.

Deputeti i AAK-së ka thënë se moskoordinimi i kryeministrit Kurti me aleatët ndërkombëtarë “e ka sjellë Kosovën në ketë gjendje, duke mos menaxhuar me 18 për qind të territorit në pjesën veriore”.

“Vetëm ardhja e zotëri Kurtit në pushtet me premtimet se nuk do të dialogojë sa i përket çështjes së veriut, por do të dialogojë me serbët lokalë, qytetarët e Kosovës që ka pasur të drejtë, por po del e kundërta. Ai nuk ka dialog, nuk menaxhon një territor 18 për qind të Kosovës dhe me vendimet e tij, përkundër këshillave të ShBA-së dhe miqve tanë ndërkombëtarë për targat, ne iu kemi dhënë hapësirë atyre që të veprojnë kështu”, ka shtuar deputeti i AAK-së.

“Edhe pse pretendimet e tyre çdo herë kanë qenë të politikës serbe që veriu mos të kontrollohet nga Prishtina, por nga Beogradi. Ne nuk është dashur atyre që t’iu japim këtë levë që të përdorin si monedhë për kusurit sa i përket dialogut. Kemi ardhur ku kemi ardhur, largim të kryetarëve, gjyqtarëve, prokurorëve, këshillave komunale. Qytetarët atje në mëshirën e zotit dhe jo të atyre që duhet të kujdesen. Ju po e shihni se si Policia e Kosovës ka mbetur e ngujuar dhe s’ka ndonjë veprim”, ka theksuar Lekaj.

Ndërsa, për planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, deputeti opozitar është skeptik se mund të arrihet një marrëveshje deri në mars të 2023, ashtu siç është paralajmëruar.

“Me këtë qasje edhe të Qeverisë dhe qëndrimit të Serbisë dyshoj se do të ketë ndonjë marrëveshje sa i përket Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, ne kemi thënë se çfarëdo marrëveshje pa njohje e pronlogon e stërgjatë edhe 10 vite të tjera marrëveshjen përfundimtare”, ka thënë Pal Lekaj.

“Ne duhet të qëndrojmë dhe insistojmë që të ruhet territori dhe njohja të jetë në marrëveshje. Kështu t’i japim një herë e përgjithmonë marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Përndryshe nëse shkojmë me marrëveshje të tilla ku nuk është njohja do të stërgjatët prapë dialogu”, ka thënë tutje ai.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, për KP, ka diskutuar edhe rreth vizitës së tij në Hagë, ku po mbahen të paraburgosur ish-krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale.

“Aty kam parë një qëndrueshmëri apo një udhërrëfyes të qëndrueshmërisë së njerëzve tanë që po e mbrojnë luftën e shenjtë të Kosovës. Sa i përket gjendjes së tyre, beso se janë shumë të fortë, të qëndrueshëm dhe besojnë në pafajësinë e tyre. Mendoj se do të trimfojnë, do t’i mbrojnë vlerat e shtetit të Kosovës, pasi krerët e një shteti që kanë shpallur pavarësinë janë në Hagë dhe ata duhet të dalin triumfues”, përfundon Lekaj.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika