Lekaj: Nuk është Radiotelevizioni i Kosovës, por Radiotelevizioni i Kurtit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, e ka akuzuar partinë në pushtet për kapje të Radiotelevizionit publik. Sipas tij, tashmë e katër katër vjet “nuk është Radiotelevizioni i Kosovës, por Radio Televizioni i Kurtit. Ai theksoi se duhet të shkarkohet bordi i RTK-së dhe se sipas tij, asnjëherë transmetuesi publik nuk ka […]
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, e ka akuzuar partinë në pushtet për kapje të Radiotelevizionit publik.
Sipas tij, tashmë e katër katër vjet “nuk është Radiotelevizioni i Kosovës, por Radio Televizioni i Kurtit.
Ai theksoi se duhet të shkarkohet bordi i RTK-së dhe se sipas tij, asnjëherë transmetuesi publik nuk ka qenë më i kontrolluar.
Lekaj tha se partia në pushtet shkarkoi padrejtësisht bordin e RTK-së në vitin 2021.
“Po ju rikujtojmë që RTK-ja nuk po punon me program të vet por me program të Lëvizjes Vetëvendosje… Po ju rikujtojmë që RTK është televizioni i propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe nuk është i qytetarëve të Kosovës. Po ju rikujtojmë që katër vjet nuk është Radioteleviozioni i Kosovës por është Radiotelevizioni i Kurtit”, ka theksuar Lekaj. /KSP















