Lëndimi i 13 minatorëve, shkarkohet drejtori i minierës në Stan Tërg

Dy minatorët e “Stan Tergut”, po vazhdojnë trajtimin e tyre në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, derisa 11 të tjerë janë liruar për në shtëpitë e tyre, pasi u prekën nga shpërthimi i një bombole me acid sulfurik. Pas rastit, bordi mbykqyrës i Trepçës, ka shkarkuar drejtorin e kësaj miniere

Kolegët e tyre u liruan për në shtëpi, por dy minatorë të minierës së Stan Tërgut, mesditën e së mërkurës, vazhdonin trajtimin në repartin e oftamologjisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Ata ishin mes 13 viktimave të shperthimit të një bombole me acidi sulfurik, rast që ndodhi të mërkurën.

“Njani ka lëndime me të renda tjetri ka qenë më I lehtë, gjendja e tyre po shkonë duke u përmirsuar mas perdorimit të terapis locale, lëndimi është tek syri në pjesen e kornes”, tha Burim Gashi, oftalmolog në Spitalin e Mitrovicës “‘Sami Haxhibeqiri’.

Për atë që ndodhi një ditë me parë, nga sindikata thonë se e kanë paralajmruar se mund të ndodhte edhe me heret shkaku I paisjeve.

“Nuk kemi parë as një përmirsim të gjendjes lidhur me kushtet ne edhe më heret I kemi ngrit këto shqetësime por nuk janë ndërrmar masat”, tha Fevzi Ademi, anëtar i Kryesisë së Sindikatës së Minatorëve.

Pa kaluar as 24 orë nga ky lëndimi i minatorëve, bordi i mbikqyrës i Trepçës, e ka shkarkuar Bahri Karaçë nga pozita e drejtorit të minierës në Stan Tërg, vendim që vet Karaqa, e ka quajtur të padretjë.

“Unë kom refuzu me marr ketë detyre pasi ka qenë pjesë e grevës, por jo thojshin jep kontribut e tash ven si me kërku një shpjegim prej meje as verejtje nuk ka ardhë kjo nuk është në rregull, po ka ndodh”, tha Bahri Karaça, ish-drejtor I minierës ‘Trepça’ në Stan Tërg.

Në emër të tij, është emëruar Shyqyri Sadiku, që i ka konfirmuar televizionit se gjatë ditës e ka pranuar vendimin për emërim.

Të gjitha këto zhvillime u bënë nga bordi mbikqyrës, në mungesë të kryeshefit ekzekutiv të ndërrmarjes.

Kandidati i përzgjedhur për këtë pozitë, Bashkim Kurti i ka thënë Dukagjinit se për rastin ka parë disa raporte zyrtare, por do t’i duhet t’i shohë nga afër punët në minierë para se të veprojnë.

Përndryshe, policia ka hapur rastin si lëndim aksidental dhe është duke hetuar rrethanat.

 

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika