Lëndohen dy policë gjatë protestës për rrugën Kijevë – Dollc, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar pas një proteste kundër punimeve në rrugën Kijevë – Dollc, ku sipas njoftimit të Policisë, ata nuk u janë bindur urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës zyrtare, duke i sulmuar ata

Pamje nga arrestimi i protestuesve në Gllarevë, 22 prill 2024.

Tre persona janë arrestuar të hënën në Klinë, pasi dyshohen për pengim të personit zyrtar gjatë një proteste kundër punimeve në rrugën Kijevë – Dollc.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, tre të dyshuarit nuk u kanë bindur urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës zyrtare duke i sulmuar ata.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë bindur urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës zyrtare duke i sulmuar ata”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe dy të dyshuar.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndryshe, banorët e fshatrave Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë të Klinës protestuan më 22 prill, për ta kundërshtuar fillimin e punimeve të zgjerimit të rrugës Kijevë-Dollc.

PROTESTOHEt kundër zgjerimit të rrugës Kijevë-Dollc, arrestohen tre persona

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika