Lëndohen katër zyrtarë policorë nga tifozët në ndeshjen mes Prishtinës dhe Trepçës

Pas përleshjeve të tifozëve në ndeshjen mes Prishtinës dhe Trepçës, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë lënduar katër zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës





Pas përleshjeve masive në ndeshjen mes Plisave dhe Torcidave ka reaguar dhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje thuhet se pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar një hetim për identifikimin dhe arrestimin e peronave të dyshuar për veprat “Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes ka ndodhur një përleshje e madhe mes tifozëve të Prishtinës dhe atyre të Trepçës.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika