Lëndohen nëntë persona si pasojë e një aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë

Rreth orës 17:40, në magjistralen Pejë-Prishtinë janë përfshirë në aksident tri vetura dhe një kombaj, nga ky aksident kanë pësuar lëndime nëntë persona. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar ngjarjen për RTV Dukagjini dhe ka thënë se policia është duke i kryer hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti

Në magjistralen Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident në të cilin janë përfshirë tri vetura dhe një kombaj, si rezultat i këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar nëntë persona.

Të lënduarit, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashit, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 17:40 në magjistralen Pejë-Prishtinë, janë përfshirë në aksident tri vetura dhe një kombaj. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime nëntë persona’’, ka thënë Gashi për Dukagjinin.

Më tej, Gashi ka thënë se ekipet e policisë janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes për t’i ditur shkaktarët e aksidentit.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika