Lëndohen tre persona pas shpërthimit të bombolës së gazit në një shtëpi në Mitrovicë

Një bombolë gazi dyshohet se ka shpërthyer në një shtëpi në Mitrovicë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona

Policia - Vend i krimit FOTO ARKIV

Një bombolë gazi dyshohet se ka shpërthyer në një shtëpi në Mitrovicë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili tha se policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me trajtimin e rrethanave.

“Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘ Ali Pashë Tepelena”, tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi. Policia është në vendngjarje dhe po merret me  trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Zahiti.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika