Lëndohen tre policë, njëri goditet nga rrufeja kurse dy të tjerë vetaksidentohen

Goditet një polici nga rrufeja afër kufirit me Serbinë, ndërsa dy të tjerë vetëaksidentohen sipas Luljeta Zhubi drejtoreshe e spitalit Rajonal në Mitrovicë

Foto ilustruese

Luljeta Zhubi, drejtoreshë e spitalit Rajonal në Mitrovicë, ka thënë për RTV Dukagjini se një pjesëtar i Policisë së Kosovës është goditur nga rrufeja afër kufirit me Serbinë.

Sipas saj, edhe dy pjesëtarë të tjerë të Policisë janë vetaksidentuar.

“Një polic është goditur nga rrufeja sot, i cili ka qenë duke punuar diku afër kufirit me Serbinë”, ka thënë ajo.

“Edhe dy policë të tjerë në rajonin e Mitrovicë sot janë vetaksidentuar. Te gjithë janë jashtë rrezikut për jetë, me disa lëndime trupore”, ka thënë Zhubi për RTV Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika