Lëndohet një polic në veri, u godit me gurë nga protestuesit serbë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i tyre është lënduar pas gjuajtës me gurë nga protestuesit serbë në veri, derisa ishte brenda veturës zyrtare të tij. Përpos lëndimit të zyrtarit policor, ka pasur edhe dëme materiale nga thyerja e xhamave të veturave. “Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i tyre është lënduar pas gjuajtës me gurë nga protestuesit serbë në veri, derisa ishte brenda veturës zyrtare të tij.
Përpos lëndimit të zyrtarit policor, ka pasur edhe dëme materiale nga thyerja e xhamave të veturave.
“Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore, disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre u janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta, një zyrtar policor ka pësuar lëndime”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se, po ashtu, gjatë protestës së stome disa media e gazetarë janë sulmuar nga grupet kriminale serbe.
“Po ashtu, gjatë protestës së realizuar sot, disa media/gazetarë janë penguar e sulmuar, si dhe automjetet e tyre ishin vandalizuar nga individ/grupe kriminale. Pengimi i gazetarëve në detyrë cenon të drejtën e shprehjes, informimit dhe lirinë e shtypit”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje protestuesve të mos ushtrojnë dhunë, por t’i shprehin pakënaqësitë në mënyrë paqësore.
Po ashtu, policia ka bërë të ditur se aktet kriminale do të hetohen.
“Ne jemi të përkushtuar të hetojmë këto akte kriminale dhe të parandalojmë shfaqjen e dhunës. Njëkohësisht, Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë protestuesve që të përmbahen nga dhuna dhe të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore”, thuhet në njoftim.
















