Lëndohet një punëtor në Lipjan, arrestohet një i dyshuar për rrezikim të sigurisë në punë

Të hënën në Lipjan, një person u lëndua në vendin e tij të punës dhe po trajtohet aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Për rastin, një i dyshuar është arrestuar.

Rasti është cilësuar si asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, “viktima, mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimit të tij në vendin e punës. Ai po trajtohet në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari, gjithashtu mashkull kosovar, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika