Policia e Kosoves ka njoftuar se një person është lënduar të shtunën në Shtime, derisa ishte duke punuar në një firmë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 dhe është cilësuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor pas lëndimit, ndërsa lidhur me rastin është shoqëruar në stacionin policor përgjegjësi i firmës, i dyshuar mashkull.
Për rastin janë njoftuar prokurori dhe inspektorët e punës, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar.