Lëndohet rëndë një këmbësore pas goditjes nga treni në Prishtinë

Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore të rënda pas goditjes nga treni të martën pasdite në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

E njëjta është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen ‘Lakrishtë’. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika