Një burrë ka mbetur i lënduar rëndë të mërkurën në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën derisa ishte duke punuar në një servis, njofton Dukagjini.
I njëjëti është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Rr. “Ismail Kryeziu”, Prizren 15.04.2026 – 18:30. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një servis, nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin policor.
