Leonard Kerquki flet për gjendjen e Valon Sylës: Është mirë dhe nuk ka lëndime serioze
Leonard Kerquki ka treguar se gjendja e gazetarit Valon Syla është e mirë dhe se i njëjti nuk ka pësuar lëndime serioze. Këtë e ka treguar vet Kerquki në Radio Dukagjini. Ai ka treguar se Syla është duke pranuar tretman në QKUK. “Valoni është mirë. Pra, nuk ka lëndime serioze. Sipas mjekëve në QKUK, ai […]
Leonard Kerquki ka treguar se gjendja e gazetarit Valon Syla është e mirë dhe se i njëjti nuk ka pësuar lëndime serioze.
Këtë e ka treguar vet Kerquki në Radio Dukagjini. Ai ka treguar se Syla është duke pranuar tretman në QKUK.
“Valoni është mirë. Pra, nuk ka lëndime serioze. Sipas mjekëve në QKUK, ai ka lëndime të lehta në kokë ku e kanë goditur këta tre persona”, ka treguar ai.
Se pse u sulmua Syla, Kerquki thotë se Syla nuk kishte konflikte personale me askënd.
“Valoni është sulmuar sepse është gazetar…ai nuk ka konflikte me askënd personalisht..është sulmuar për shkak të fjalës”, ka treguar ai.
Ndër të tjera, Kerquku ka treguar se Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.















