Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Leonora Jakupi për nder të 15-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të jetë në skenën e Big Brother Kosova, duke u përkujdesur që banorët e shtëpisë më të famshme të shoqërohen me tingujt e këngëve të saj.

Leonora Jakupi do të jetë artistja që do të kujdeset gjatë mbrëmjes festive, brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Leonora Jakupi

Vlen të theksohet se Kosova shënon 15-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa Leonora Jakupi ka një këngë “himn” të publikuar menjëherë pas luftës, me titull ” A vritet Pafajësia”.

Pritet të shihet se a do ta ketë në agjendën e së premtes.

Ndërsa të nominuarit e radhës janë: Mbresa, Melisa, Andi, Juliana, Arta, Artani, Dafina dhe Stresi.

Banoret