Leposhtica: Sistemi i Drejtësisë përgjegjës për vrasjet që po ndodhin
Labinot Leposhtica gazetar dhe pjesëtarë i organizatës BIRN Kosova, në një lidhje direkte në emisionin “Rreth e Rrotull” ka folur për vrasjet që po ndodhin kohën e fundit në Kosovë. Ai tregoi që është pjesë e një projekti të vazhdueshëm për monitorimin e rasteve të natyrës civile e në veçanti rastet pronësore. “Rastet pronësore janë […]
Labinot Leposhtica gazetar dhe pjesëtarë i organizatës BIRN Kosova, në një lidhje direkte në emisionin “Rreth e Rrotull” ka folur për vrasjet që po ndodhin kohën e fundit në Kosovë.
Ai tregoi që është pjesë e një projekti të vazhdueshëm për monitorimin e rasteve të natyrës civile e në veçanti rastet pronësore.
“Rastet pronësore janë një burim tejet i lartë i veprave penale, madje madje në sistemin tonë të drejtësisë në Republikën e Kosovës kemi edhe raste të shënjestruara të krimit të organizuar”, është shprehur Leposhtica.
Ndërsa, sipas avokatit, Florim Shefqeti, problemi po del të jetë denueshmëria e vogël e këtyre rasteve.
“Ajo qfarë ne kemi parë, por edhe nga ajo që ne përfaqësojmë por edhe nga praktika që kemi informacione, del që denueshmëria e tyre është e ulët dhe ne kemi raste praktike ku dikush për vrasje të rëndë denohet me 16 vjet burg”, ka thënë Shefqeti në emisionin Rreth e Rrotull.

Shefqeti gjithashtu përmend vonesat e lëndëve duke shtuar që ka lëndë me motive pronësore që nga viti 2002/2003.
Socialogu Ragip Fetahu ka renditur në tri grupe llojet e vrasjeve, që sipas tij, kryhen nga shoqëria jonë:
- Vrasjet që ndodhin për arsye banale,
- Vrasjet për arsye tradicionale, dhe
- Vrasjet për arsye kriminale.
“1. Vrasjet që ndodhin për arsye banale sherre të momentit dhe me kokë të nxehtë ndodhin keto sende. 2.Vrasjet për arsye tradicionale për arsye të rregullave e normave tradicionale e që për fat të keq ekziston një numër jo i vogël i tyre që akoma veprojnë me këto rregulla e norma shoqërore ose kanunore. 3. Vrasjet për arsye kriminale që ndodhin për arsye të qërimit të hesapeve të ndonjë individi ose grupi të cilët merren me aktivitete kriminale.”, ka shtuar Fetahu.

Kujtojmë se ditë më parë ka ndodhur edhe një vrasje në Gjakovë. Aty mbetën të vdekur dy vëllezër, të cilët dyshohet se u ekzekutuan për motive pronësore.















