Lëshohet alarmi në veri, kryetarit Zeqiri i ndalohet hyrja në objektin e komunës

Alarmi është lëshuar në veri të Kosovës, ndërsa kryetarit të ri të komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, i është pamundësuar hyrja në objektin e komunës. Bllokimin e kanë kryer disa persona nga komuniteti serb

Kryetarit të ri të komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirit, i është ndaluar hyrja në objektin e komunës. Ekipi i RTV Dukagjinit që ishte në vend të ngjarjes, tha se bllokimin e kishin bërë disa persona.

Në pamje shihen se para objektit qëndrojnë dhjetra qytetarë, të cilët besohet se janë nga komuniteti serb.

Pak çaste më vonë, ishte lëshuar edhe alarmi i cili në shumicën e kohës kërkon mobilizim të komunitetit serb.

Përveç Zubin Potokut, alarmi është lëshuar edhe në komunat e tjera, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut.

Po ashtu, edhe në këto komuna janë bllokuar hyrjet, në mënyrë që kryetarët e rinj të mos kenë qasje brenda objektit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika