Lëshohet alarmi në Zubin Potok, serbët rreshtohen afër kordonit të Policisë

Pas lëshimit të alarmit në Zubin Potok, qytetarët serbë kanë reaguar duke u rreshtuar pranë kordonit të Policisë së Kosovës

Alarmi është lëshuar në komunën e Zubin Potokut, pasi është dëgjuar, menjëherë kanë reaguar qytetarët serbë në këtë komunë, të cilët po protestojnë para objektit komunal.

Në një reagim të menjëhershëm, ata kanë shkuar dhe janë rreshtuar afër kordonit të Policisë së Kosovës, duke shprehur shqetësimin e tyre lidhur me situatën aktuale.

Siç ka raportuar ekipi i terrenit të RTV Dukagjinit, në përpjekje për të siguruar kontroll më të mirë të situatës aktuale, autoritetet kanë nisur monitorimin e zonës së Zubin Potokut edhe përmes helikopterëve.

Helikopterët janë mobilizuar për të kryer patrullime ajrore dhe për të siguruar një vështrim të mëtejshëm mbi zhvillimet në terren.

Ndryshe, në tri komunat veriore qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar kundër kryetarëve të sapozgjedhur në veri. Kjo protestë shpreh kundërshtimin e tyre ndaj procesit të zgjedhjeve dhe rezultateve të tyre në këto komuna.

Misioni i paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka vendosur të shtojë praninë e forcave të tyre pranë hyrjes në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ekipi i RTV Dukagjinit, i cili ndodhet në terren, ndërsa ky vendim vjen pas rritjes së tensioneve dhe incidenteve të fundit në këtë zonë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika