Lëshohet prapë urdhërarrest për Dardan Molliqajn

Rreth çështjes së gjykimit ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate(PSD) Dardan Molliqajt, për rastin e përleshjes fizike të tij, shoqëruesit të tij dhe deputetit të VV-së Haki Abazit, ka dështuar gjykimi, pasi Molliqaj ka munguar në seancë. Me këtë rast, gjykata ka lëshuar një udhërarrrest ndaj këtij të fundit

Foto nga seanca e gjykimit të Dardan Molliqajt, në mungesë të tij

Për shkak se Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka munguar në seancën e së premtes, përsëri ka dështuar të nisë gjykimi për rastin e përleshjes fizike mes tij, shoqëruesit të tij dhe deputetit të VV-së, Haki Abazi, pas një debati televiziv në vitin 2019. Ndaj Molliqajt, gjykata ka lëshuar urdhërarrest.

Në këtë rast akuzohet edhe Fatos Sahiti, i cili ishte i pranishëm në sallë të gjykimit.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit Molliqaj, gjykatësja e rastit, Vlora Pacolli-Rexhepi bëri të ditur se i njëjti është arrestuar në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga gjykata më 17 qershor të këtij viti.

Gjykatësja Pacolli –Rexhepi deklaroi se arrestimi i tij ishte bërë pas orarit të punës së gjykatës dhe tha se nuk ka pasur kushte për mbajtjen e seancës.

Arsyeja e urdhërarrestit sipas gjykatës Pacolli-Rexhepi ka qenë adresa e pasaktë që i akuzuari Molliqaj e kishte lënë në shkresat e lëndës.

Tutje, ajo deklaroi se gjykata në koordinim me të akuzuarin, Molliqaj dhe pas premtimit të tij se i ai do të paraqitet në seancën e radhës ka revokuar urdhërarrestin.

“Atëherë gjykata në koordinim me të pandehurin Dardan Molliqaj dhe pas premtimit të tij se i njëjti do të paraqitet në seancën e radhës dhe pasi i njëjti ka siguruar adresën e saktë dhe ka pranuar ftesën me vërejtje dhe njoftim për pasoja ligjore të mosparaqitjes, gjykata ndaj të njëjtit me datë 17.06.2022 e ka revokuar urdhërarrestin e datës 01.06.2022”, tha gjykatësja Pacolli-Rexhepi.

Mirëpo, për arsye se i njëjti edhe pas pranimit të ftesës, revokimit të urdhërarrestit dhe, pasi i njëjti kishte dhënë premtime se do të paraqitet në seancë, gjykatësja Pacolli-Rexhepi tha se për të njëjtin konform nenit 307 dhe 175 të Kodit të Procedurës Penal gjykata përsëri lëshon urdhërarrest të ri.

Meqenëse i akuzuari, Sahiti ishte në seancë, gjykatësja e rastit Pacolli-Rexhepi e ka njoftuar atë për arsyet të cilat gjykata ka lëshuar urdhërarrest ndaj tij, sepse sipas saj, në fletëkthesën e datës 29 prill 2022 është konstatuar se i akuzuari refuzon pranimin e ftesës.

E lidhur me këtë, i akuzuari Sahiti deklaroi se asnjëherë nga askush nuk është kontaktuar dhe se konstatimi i asaj fletëkthesë, sipas tij, nuk është i saktë.

Ai tha se për herë të parë është kontaktuar dje nga Policia e Kosovës për të pranuar ftesën e gjykatës.

“Jo nuk e kam pranuar ftesën për seancë asnjëherë edhe s’kam pranuar ftesë prej gjykatës ose kushdo që ka qenë i angazhuar për ta dorëzuar ftesën”, tha i akuzuari Sahiti.

Për këtë, gjykatësja Pacolli-Rexhepi deklaroi se gjykata do të verifikojë fletëdërgesën e cila është zbatuar nga zyra postare, dhe e njoftoi të njëjtin për pasojat e mosparaqitjes në gjykatë.

Në këtë seancë, i pranishëm nuk ishte as i dëmtuari Haki Abazi për të cilin përfaqësuesja e tij avokatja Sadije Mjekiqi deklaroi se i njëjti përsëri gjendet jashtë vendit në udhëtim zyrtar.

Meqenëse nuk u plotësuan kushtet për mbajtën e kësaj seance, e njëjta është shtyrë në kohë të pacaktuar.

E krejt në fund, gjykatësja Pacolli-Rexhepi deklaroi se sipas saj në bazë të procedurës së si ka rrjedhur deri tash, janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit ndaj Molliqajt mirëpo i njëjti fillimisht duhet arrestohet, të sillet në gjykatë e pastaj t’i caktohet paraburgimi.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 18 shkurt 2020 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të pandehurit, Dardan Molliqaj dhe Fatos Sahiti akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

Në aktakuzë thuhet se më 11 shtator 2019, rreth orës 22:00 në Fushë Kosovë, në Kolegjin “AAB”*, të pandehurit e lartcekur pas përfundimit të debatit në emisionin “Presing” të studion së televizionit T7, ku ishin të ftuar Endrit Shala, Rexhep Hoti, Haki Abazi, Dardan Molligaj dhe me të dalë në korridor të kolegjit AAB, i pandehuri Molliqaj fillimisht e ka thirrur të dëmtuarin Haki “ndalu këtu të flasim çka deshte me thënë në debat”, i cili ishte para tyre në korridor duke dalë në shoqëri me Rexhep Hotin.

Tutje, në aktakuzë thuhet se posa i afrohet i pandehuri Molliqaj me dashje, duke e përdorur forcën e sulmon të dëmtuarin Haki Abazi në atë mënyrë që fillimisht e ka kapur për duar e më pas e godet me grusht në fytyrë dhe shqelma në këmbë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, këtij sulmit i bashkëngjitet edhe i pandehuri Sahiti, i cili e godet të dëmtuarin me grusht deri sa i dëmtuari arrin t’u largohet dhe të ikë me shpejtësi në drejtim të studios së televizionit T7, dhe kështu i shqetësuar për rastin e thërret policinë.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika