Analisti politik Shemsi Jashari ka vlerësuar se ftesa e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, drejtuar LDK-së për marrëveshje për bashkëqeverisje, ishte në thelb një provokim i qëllimshëm dhe jo një përpjekje e sinqertë për zgjidhje të krizës institucionale në vend.

Duke komentuar letrën në FIVE të Dukagjinit, Jashari ka theksuar se përmbajtja e saj nënkuptonte më shumë një ftesë për t’u refuzuar sesa një ofertë reale.

Ndërsa kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku, për herë të tretë e ka refuzuar ftesën e Kurtit për bashkëpunim.

Abdixhiku: Bashkëpunimi me VV-në i pamundur, propozojmë qeveri tranzicionale

“Letra brenda përmbajtjes e ka kërkuar refuzimin prej LDK-së. Ftesa e Kurtit, ka pasur një kërkesë të fshehur, brenda tekstit… është hajgare, si me i thënë dikujt ‘hajde dalim me pi kafe’. Aq shumë po e thjeshton këtë punë dhe është ka luan me një çështje kaq të rëndësishme, sa që ia pamundëson edhe nëse ka vullnet dikush ta pranojë një kërkesë për me gjetë zgjidhje. Do të thotë përmendja e një historiku, që kemi qene bashkë, s’kam qenë keq me ty por me do të tjerë është  një tekst që e godit drejtpërdrejt zotin Abdixhiku. Sikur ti ke qenë me mua në vitin 2020, por Agim Veliu e Avdullah Hoti e disa të tjerë kanë kundër. E përçan brenda dhe e nxitë elektoratin”, ka thënë Jashari në FIVE.

Kujtojmë se pas dështimit të Kuvendit për t’u konstituuar në 11 tentativa që nga 15 prilli, kriza institucionale është thelluar, ndërsa LDK ka propozuar një qeveri tranzicioni me të gjitha partitë shqiptare, duke refuzuar ofertën e Kurtit.