Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar me një letër Joe Biden, Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , përmes së cilës ka kërkuar ndihmë nga ana e SHBA-ve për antarësim në Aleancën Veri- Atlantike.
Letra që i ishte adresuar Biden, njëkohësisht, shërbeu si kryeartikull për disa mediume ndërkombëtare.
Mediumet si SeeNews, Indiatoday, Reuters, Economic Times dhe Buisness Standard kanë treguar interesim të madh për kërkesën e Osmanit.
Në letrën e dërguar më 10 Mars, Osmani ka theksuar se, me fillimin e luftës në Ukrainë, prioriteti i saj është anëtarësimi i Kosovës në NATO.
SHBA-të mbesin përkrahësit kryesor, qëkur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008.
Aktualisht, janë tre mijë e 770 trupa të NATO-s në Kosovë nga të cilët, 600 janë nga SHBA-të.