“L’Étreinte”, një “kryevepër” nga Piccasso

E menjëhershme dhe tërheqëse, kanavaca e bujshme që përshkruan një moment pasioni dhe është një kryevepër erotike nga vitet e fundit të Pablo Picasso-s

Ilustrim
Ilustrim

Në moshën tetëdhjetë e tetë vjeçare, Picasso arriti të befasojë dhe shokojë shikuesin e tij me L’Étreinte, për t’u ofruar si një moment kryesor i ankandit të mbrëmjes moderne të Sotheby në New York.

Kuratorja në muzeun e artit modern, Edith Eustis tha se kjo vepër është pëlqyer shumë, dhe ende flitet për të sot e kësaj dite.

“Pablo Pikaso pikturoi këtë vepër më 19 nëntor 1969. Kjo vepër është një kanavacë monumentale e cila përshkruan një çift me plot pasion. Këtu bashkohet një figurë mashkullore dhe femërore së bashku. Gruaja mban taka të zeza, ndërsa burri me një këmishë me vija të theksuara. Figura mashkullore mund të simbolizojë vërtet artistin, me një ndjenjë soditeje që përafron me atë çka është e vërtetë.”

Ilustrim
Ilustrim

Përveç bukurisë që e shfaq kjo vepër, ajo çka është e rëndësishme është edhe teknika me të cilin artisti i madh Pablo Picasso e ka pikturuar.

“Duart dhe pjesë tjera të trupit janë krijuar të gjitha të lëmuara me një teknikë shumë të veçantë. Picasso e kishte përshkruar këtë vepër me plot dashuri të çiftit që nga vitet e tij të hershme si një artist. Picasso në kohën e tij u angazhua drejtpërdrejt me mjeshtrit e vjetër prej të cilëve edhe erdhi ky lloj arti.” – shtoi ajo.

Ilustrim
Ilustrim

Ky ankand mbahet ne fund te muajit në Sobethys të New Yorkut.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika