Levits: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidenti i Letonisë, Egils Levits, është shprehur se është shumë e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media me presidentin e Letonisë, Egils Levits, ka thënë se gjatë takimit të tyre kanë pasur biseda përmbajtjësore dhe produktive.

E para e vendit ka theksuar se kanë biseduar për bashkëpunim në politikën e jashtme dhe të sigurisë, në fushën e dixhitalizimit dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ajo ka thënë se Kosova dhe Letonia, si dy vende mike, do të vazhdojnë të kontribuojnë për të mbështetur paqen.

Egils Levits, Vjosa Osmani

Ajo ka theksuar se Kosova, së bashku me vendosmërinë e popullit të saj, do t’i sfidojë kërcënimet që i vijnë nga Rusia.

“Jam e bindur se me qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe me vendosmërinë tonë për ta forcuar demokracinë dhe lirinë, do t’i sfidojmë kërcënimet që na vijnë nga Rusia”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera, Osmani ka theksuar se i kishte kërkuar homologut të saj Levits, që Letonia ta mbështetë Kosovën në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Duke qenë se Letonia është një zë kyç në NATO dhe në BE, kërkova mbështetjen e Levits në rrugëtimin tonë drejtë integrimit euro-atlantik, dhe kam theksuar se këto aleanca duhet t’i kenë gjithnjë dyert e hapura për shtetet si Republika e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se kjo është vizita e parë e një presidenti nga Letonia në Kosovë, e që shpreson të mos jetë e fundit.

Vjosa Osmani

Vizita e presidentit Levits, sipas saj, është bërë në një kohë mjaft të vështirë, kur vendi po përballet me realitet të trishtueshëm të sigurisë evropiane

Ndërkaq, presidenti i Letonisë ka shtuar se është shumë e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës.

“Mendoj që është e rëndësishme që të anëtarësohet Kosova në organizatat ndërkombëtare dhe forume, ku do të përmendja këtu Këshillin e Evropës. Ne do të mirëpritnim aplikimin e Kosovës në Këshillin Evropës”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket Bashkimit Evropian, ai është shprehur se Letonia është duke e mbështetur Kosovën, sa i përket liberalizimit të vizave.

“Tani nuk ka pengesa të arsyeshme që të mos jepet liberalizimi i vizave. Ne kemi vërejtur që vitin e kaluar, Kosova kishte progres në luftën ndaj korrupsionit. Po e vërej që ekzistojnë disa probleme sa i përket dialogut me Serbinë, shpresoj që këto bisedime do të kenë zhvillim më tutje”, ka shtuar Levits.

Presidenti i Letonisë, në vazhdën e takimeve që po i zhvillon me krerët e shtetit, është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Glauk Konjufca, Egils Levits

Përveç tij, Levits është takuar edhe me të parin e Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë mesditës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika