Lëviz Vetëvendosje – Pritet ta propozojë Konjufcën për president

Për herë të tretë, Albin Kurti e Lumiri Adixhiku u takuan sot në Kuvend. Kryetari i LDK-së nuk foli pas e ai i Vetëvendosjes e quajti takim konstruktiv por pa detaje e të reja për emrin apo kandidaturat për president. Megjithëkëtë, u raportua që partia që ka shumicën do të propozoj Glauk Konjufcën për këtë pozitë, por nuk e konfirmuan këtë zyrtarisht. 

Lëvizjet janë intensifikuar në 48 orët vendimtare për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Pos takimeve që kanë vazhduar, në skenë doli edhe kandidatura e Glauk Konjufcës, si emër që pritet të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila duket se ka hequr dorë nga mbledhja e nënshkrimeve për Vjosa Osmanin.

Dukagjini ka pyetur zyrtar të VV-së për këtë por ata nuk janë përgjigjur.

Para kësaj, për herë të tretë brenda pak ditësh, Albin Kurti u takua përsëri me Lumir Abdixhikun, megjithëse u tha se nuk ka ndonjë risi në diskutim.

“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do të ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do të ju njoftojmë së shpejti”, ka thënë Konjufca

Ndryshe nga Kurti, ai që nuk u pa, ishte kryetari i LDK-së e që as nuk u prononcua për mediat.

Megjithëkëtë, Abdixhiku pasi foli me Kurtin, i ftoi në takim Grupin Parlamentar të  LDK-së për të diskutuar pikërisht për çështjen e presidentit apo presidentes.

Shumë risi nuk u dhanë as nga ky takim, veçse zgjedhjet mund të shmangen, ndër të tjera me marrëveshje politike.

Por, Besian Mustafa nuk e ka komentuar kandidaturën e mundshme të Glauk Konjufcës e as votën e LDK-së.

“Nuk mund të përgjigjem për derisa nuk kemi një kandidaturë zyrtare, pra pyetje shumë hipotetike të cilën e kam të pamundur të përgjigjem për derisa nuk kemi një veprim të tillë”, ka thënë Mustafa.

Ndonëse emra e mundshëm për kandidatë për president orëve të fundit po diskutohen, Lëvizja Vetëvendosje paradite tha se ende nuk ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për askënd.

“Është e vërtetë që teknikisht Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë nënshkrimet për dy kandidatë, ndërkohë që deputetët e Kuvendit teknikisht mund të kenë nënshkrimet për katër kandidatë. Dhe ne jemi të interesuar që nënshkrimet tona të jenë në funksion të zgjedhjes së kandidatit, kandidates e cila do të votohet edhe do të merr votat”, ka thënë Nagavci.

Deputetët e Kuvendit kanë afat ligjor që deri të enjten të votojnë për presidentin e ri, e që kryetares së Kuvendit duhet t’i paraqiten kandidaturat përmes mbledhjes së 30 nënshkrimeve për një kandidat. Nëse dështon kjo, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon përsëri në zgjedhje.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika