Lëvizja Fol: Qeveria ka arritur të realizojë vetëm 60 aktivitete nga 175 sa ishin paraparë

Qeveria e Kosovës ka arritur të realizojë vetëm 60 aktivitete, prej 175 që janë paraparë për gjashtë mujorin e parë të këtij viti

Fotografi nga Lëvizja FOL

Qeveria e Kosovës ka arritur të realizojë vetëm 60 aktivitete, prej 175 që janë paraparë për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Janë 82 aktivitete të tjera, të cilat nuk janë realizuar, ndërkaq për 33 aktivitete të tjera nuk kanë ofruar përgjigje zyrtarët përgjegjës të institucioneve.

Kështu u tha në konferencën e Lëvizjes Fol, ku u publikuan të dhënat nga monitorimi i realizimit të aktiviteteve të parapara për gjysmën e vitit, në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim 2023-2025.

Drejtoresha e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli, tha se në analizimin e gjashtëmujorit të parë të Planit Kombëtar për Zhvillim të Qeverisë, kanë vërejtur mangësi të tepërta. Sipas saj, një nga të metat është vështirësia e zyrtarëve publikë për planifikim të mirëfilltë në kuptimin e Planit Kombëtar Zhvillimor.

Ajo shtoi se në shumë raste ka munguar edhe buxheti dhe nuk dihet se sa shpenzohet për një masë të caktuar.

Hulumtuesja e lartë në Lëvizjen FOL, Albani Hasani, prezantoi realizimin e këtyre aktiviteteve për secilën Ministri, ku u tha se Zyra e Kryeministrit ka realizuar vetëm 13 aktivitete.

Ministria për Komunitete e Kthim dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal kanë paraparë një aktivitet gjatë këtyre gjashtë muajve, të cilat janë realizuar. Ndërkaq, Ministria e Mjedisit kishte paraparë realizimin e dy aktiviteteve, ku ka arritur të realizojë vetëm njërën prej tyre.

Më tej, Hasani bëri të ditur se Qeveria e Kosovës gjatë gjashtë muajve ka arritur të realizojë vetëm 60 aktivitete.

Në prezantimin e këtij raporti u tha se peshimi është risi e qeverisë në planifikimin operacional, për çka nuk ka informacione dhe shpjegim si kalkulohet./KP

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika