“Astriti na ndriçon rrugën e ne do të ecim palëkundur drejt idealeve të tij”, kështu ka deklaruar Lëvizja Vetëvendosje teksa e ka përkujtuar aktivistin e saj Astrit Dehari i cili sa kishte qenë gjallë sipas LVV-së ai kishte organizuar dy aktivitet siç është dhurimi i gjakut dhe vizitat mjekësore nëpër familjet në nevojë.

“Ashtu siç ishte shembull i përkushtimit për të mirën e përgjithshme, është bërë simbol i përpjekjeve për drejtësi e barazi, përherë frymëzues për ne dhe të tjerët që do të vijnë”, thuhet në njoftimin LVV-së.

“Dy aktivitete që Astrit Dehari si student dhe aktivist i mjekësisë i organizonte ishin dhurimi i gjakut dhe organizimi i vizitave mjekësore nëpër familjet në nevojë. Duke ndjekur shembullin e tij, Lëvizja VETËVENDOSJE!, çdo vit, në përvjetorin e Astritit, organizon dhurim vullnetar të gjakut në zyrat e saj”, kanë shtuar ata.

Më tej LVV-ja ka treguar se kanë ndezur dhe qirinj me qëllimi që të nderohet jetën dhe vepra e Astritit.

“Aktivitetet përkujtimore për aktivistin e shokun tonë të dashur Astrit Deharin në mbrëmje vazhduan me ndezjen e qirinjve te murali i tij në sheshin qendror, ku aktivistë e qytetarë të shumtë ndezën qirinj për të nderuar jetën dhe veprën e Astritit”, ka përfunduar LVV-ja.