Lëvizja Vetëvendosje: S’jemi të përfshirë në punësime partiake

Lëvizja Vetëvendosje

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, të mërkurën e gjashtë prillit ka deklaruar se, i njëjti subjekt politik, nuk është përfshirë në punësime partiake.

Reagimi i tij vjen pas raportimeve të punësimeve të reja, nga konkursi i Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës (KEK).

Manxhuka teksa ka deklaruar se, asnjë zyrtar i VV-së nuk e ka askënd të punësuar në KEK, ai ka paralajmëruar padi për personat që deklaruan se VV ka punësuar militantë.

“Lëvizja njofton se nuk është e përfshirë në punësime partiake dhe se ka qenë gjithnjë kundër praktikave të punësimit me kriter përkatësinë politike. Asnjë zyrtar i LV-së nuk e ka askënd aty, dhe ato që janë publikuar janë shpifje për të cilat janë bërë ankesat dhe do të bëhen paditë përkatëse ditëve në vijim. Përpjekja e klubit të stërvjetëruar politik është që ta bëjë LV-në si ta, por kjo gjë është e pamundshme”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të mërkurën e gjashtë prillit ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në KEK.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se partia në pushtet ka punësuar mbi 100 persona në KEK, që sipas tij, janë të afërm të anëtarëve të kësaj partie.

Manaj bëri të ditur se, këtë e kanë bërë kundër kryesuesve dhe anëtarëve të komisionit që kanë qenë përgjegjës për konkursin publik të KEK-ut.

“Po ju njoftojmë që LDK, ka deponuar një kallëzim penal, në lidhje me keqpërdorimet që janë bërë në konkursin e KEK-ut. Ky kallëzim penal është thirrje për drejtësi, për mbi katër mijë e 600 kandidatë që iu kanë shkelur të drejtat nga marrëdhënia e punës”, ka deklaruar Manaj para mediave.

Ai ka akuzuar LVV-në, për punësime partiake e familjare të mbi 100 kanidatëve.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka nisur hetimet për këtë rast.

“Prokuroria ka iniciuar hetime, ashtu që do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të plotë të këtyre pretendimeve, konform dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në komunikatën e postuar në Facebook, KEK-u i inkurajon të gjithë ata që mendojnë se iu është shkelur e drejta, të ankohen brenda afatit ligjor.

Sipas menaxhmentit të KEK-ut, çdo ankesë do të merret me seriozitetin e duhur.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika