Lewandowski humb penalltinë, Meksika dhe Polonia ndahen me rezultat të barabartë

Kombëtarja e Meksikës dhe Polonisë janë përballur të martën e 22 nëntorit në Katar për Kupën e Botës, por ndeshja u mbyll me barazim. Robert Lewandowski, i njohur si sulmuesi më i mirë në botë ka humbur një penallti për polakët, megjithatë të dyja vendet u përpjeken për të shënuar epërsi, por pa rezultat





Meksika dhe Polonia kanë zhvilluar ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës në Katar, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat të barabartë 0-0.

Polakët humbën një penallti në vijën e bardhë me Robert Lewandowskin. Goditjen e tij e ndali portieri i Meksikës, Guillermo Ochoa.

Megjithatë, vazhdimisht Lewandowski i njohur si sulmuesi më i mirë në botë, insistoi për shënim të golës por, pa rezultat.

Të dyja kombëtarwt insistuan në shënimin e golit, madje në minutat shtesë të lojës pati dy përpjekje te të dyjave për realizim të golit, por që nuk ndodhi.

Përfaqësuesja e Meksikës është treguar më kërkuese se Polonia gjatë pjesës së parë, e cila nuk ka regjistruar asnjë gjuajtje të vetme.

Po ashtu, Meksika ka pasur edhe posedimin e topit ndaj Polonisë, që nuk tregoi ndonjë lojë të mirë.

Theksojmë se edhe pas  45 minutave, rezultati ishte 0-0.

Këto dy ekipe janë takuar katër herë në të kaluarën, ku dy ndeshje janë mbyllur baras ndërsa në dy tjera të dyjat kanë nga një fitore. Ndërsa kësaj rradhe Meksika dhe Polonia u përballen në xhiron e parë të grupit C në Kupën e Botës.

Duelin e radhës, Polonia e luan të shtunën kundër Arabisë Saudite derisa Meksika përballet me Argjentinën.

 

 





Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika