Sezoni i ri, forma e vjetër. Robert Lewandowski është duke shkëqlyer me fanellën e Barcelonës.

Sulmuesi polak u rikthye të mërkurën mbrëma në aksion, pasi mungoi tre ndeshje për shkak të kartonit të kuq.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ai e tundi rrjetën përsëri.

Lewa shënoi në minutën e 80-të ndaj Real Betisit – për të arritur në kuotën e 14-të golave në La Liga.

34 vjeçari e mban stafetën për më së shumti gola të realiuara në këtë sezon të elitës së futbollit spanjoll.

Ai është shndrruar në një nga futbollistët kryesorë të katalunasve dhe është një nga të preferuarit e trajerit, Xavi Hernandez.

Shtatgjati ka kontratë valide me Barcelonën deri në vitin 2026, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet 45 milionë euro.