Lezha gati për verë, hap sezonin turistik, 1.5 milionë vizitorë vitin e kaluar

Komuna e Lezhës të shtunën pasdite, ka hapur sezonin turistik për vitin 2026. Dhjetëra qytetarë u mblodhën në shëtitoren e Shëngjinit, derisa kryetari bëri të ditur se Shëngjini po mbetet destinacioni i parë për vizitorët. Vetëm vitin e kaluar kishte mbi 1 milion pushues

Shëtitorja dhe hapësirat pranë bregdeti u kthyen në qendër aktivitetesh.

Të shtunën mbrëma, Lezha bëri hapjen e përvjetshme të sezonit turistik për 2026-n.

Si një ndër destinacionet kryesore të turistëve, Shëngjini jehoi nga atmosfera e ceremonisë së organizuar nga Bashkia e Lezhës.

Interesimi i turistëve e banorëve të zonës qe i madh.

Andaj pati radhë edhe nëpër tezgat ku u servua ushqim e u promovuan punimet artizanale.

As muzika e vallja nuk mungoi ndonëse pati pak reshje.

Ndryshe nga vitet paraprake, këtë herë pati sporte ujore e parakalim me parashuta mbi bregdetin e Adriatikut.

E, kreu i Lezhës, Pjerin Ndreu, pa nga afër secilën nga tezgat e vendosura në panair.

Programi filloi.

Para ministrave, kryetarëve të komunave nga Kosova e investitorëve, foli kryetari, Pjerin Ndreu.

“Jeni dëshmitar të një transformimi që ne po e bëjmë në mënyrë të qëndrueshme së bashku të gjithë, e keni parë ne konsultohemi bashkë, shkëmbejmë ide, bëjmë turizëm duke përmirësua nga viti në vit, Lezha duhet të thënë se me Shëngjinin, me Talen, me Ranën e Hedhur, ka të paktën katër vite që nuk bie turizmi por ngjitet”, ka thënë Pjerin Ndreu, kryetar i Lezhës.

Që Shëngjini po zhvillohet, e tha edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

“Sot Shëngjini nuk i ka gjë mangut asnjë pike turistike në Republikë”.

Për Dukagjinin, Ndreu bëri të ditur se çka ofron Shëngjini për vizitorët.

“Tani është një ofertë dinamike siç e thamë me bregdetin me lagunën, me pjesën historike që ka të bëj me kalanë, me varrin e Skënderbeut, kemi Muzeun Etnografikë, sapo kemi përuruar Muzeun Arkeologjikë, kemi shtëpinë e Fishtës, kemi një ndër zonat më të pasura artizanale”, ka thënë Pjerin Ndreu, kryetar i Lezhës.

Edhe qytetarët shprehen të lumtur me zhvillimin e kthimin e kësaj zone një ndër hapësirat kryesore të turizmit në Shqipëri.

“Shumë të kënaqur, Shëngjini është më i zhvilluar se tona pikat tjera është me tana gjanat, tana aktivitetet”

Në sezonin turistik të vitit paraprak, Lezhën e vizituan plotë 1.5 milionë turistë.

 

Të fundit nga rubrika