Lia e majmunëve, MSH dhe IKSHPK do të mbajnë konferencë për media
Gjatë ditës së martë të 25 majit, Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media bëri të ditur se përfaqësues të MSH-së dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do të flitet për sëmundjen e lisë së majmunëve. Konferenca do të mbahet në orën 14:00. Bëhet […]
Gjatë ditës së martë të 25 majit, Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media bëri të ditur se përfaqësues të MSH-së dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do të flitet për sëmundjen e lisë së majmunëve.
Konferenca do të mbahet në orën 14:00.
Bëhet fjalë për “Linë e Majmunëve” e cila është paraqitur në disa shtete të Evropës Perëndimore, duke përfshirë edhe shtetin ballkanas të Sllovenisë.
E infektologu Nderim Hasani, thotë se vendi ynë nuk është përballur asnjëherë me këtë virus, por se ai është në të njëjtën familje virusësh me variola verën dhe linë e ujit.
Ndërsa Hamdi Ramadani thotë se kjo sëmundje infektive ka mundësi shumë shpejtë të shfaqet edhe në Kosovë.
Por sipas Ramadanit, rreziku nga “Lia e Majmunit” nuk është edhe aq e madhe, dhe se në rastin më të keq, pacientët shërohen brenda 14 ditësh.















