Libraria Dukagjini feston me zbritje Ditën Ndërkombëtare të Librit

Dita Botërore e Librit vazhdon të inkurajojë shoqërinë që të lexojnë për kënaqësi përmes punës së saj me autorë, botues, librari dhe biblioteka. Për nder të kësaj dite, Libraria Dukagjini ofron libra dhe zbritje për çdo blerje.

Leximi është një formë e shkëlqyer argëtimi, që na mundëson të përdorim edhe imagjinatën, në vend që thjesht të shikojmë pamjet vizuale në një ekran. Është diçka kaq terapeutike ndjesia që ta jep libri.

Dita botërore e librit u shënua më 23 prill 1995, ditë e cila festohet edhe te ne në Kosovë.

Edhe këtë vit, si çdo herë tjetër, Libraria Dukagjini sigurohet ta shënojë këtë ditë në mënyrën më të veçantë, kësaj radhe me moton “Dita e Librit festohet duke lexuar”.

Për nder të kësaj dite, Libraria Dukagjini do të dhurojë 9 libra për 9 persona me fat që do të zgjidhen në mënyrë të rëndomtë.

Librat të cilët do të dhurohen janë:

–“Frida” nga autorja Hayden Herrera

Një biografi e Frida Kahlo, është një libër i vitit 1983 nga Hayden Herrera, që flet për jetën e artistes meksikane Frida Kahlo, artin e saj dhe marrëdhënien e saj me muralistin Diego Rivera. Këtu pasqyrohet jeta e trazuar e një gruaje të jashtëzakonshme të shekullit të njëzetë. Kjo biografi tërheqëse e piktores zbulon një grua me magnetizëm dhe origjinalitet ekstrem, gjallëria sensuale e së cilës erdhi drejtpërdrejt nga përvojat e saj.

–“Inteligjenca Artificiale” e autorit Matthew Burgess

Ky libër shpjegon se si funksionon inteligjenca artificiale, se si po e ndryshon botën, e, gjithashtu, parasheh se çka na pret në të ardhmen, pra, i ofron të gjitha përgjigjet. Informon lexuesin mbi tendencat, idetë dhe teknologjitë që po ndryshojnë botën tonë, pra një udhërrëfyes i jashtëzakonshëm për inteligjencën artificiale.

–“Truri i Fëmijës” nga Daniel Siegel

Te fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.

Në këtë libër praktik, Daniel J. Siegel, neuropsikiatër dhe autor i suksesshëm, ofron një qasje revolucionare ndaj rritjes së fëmijëve me 12 strategji kryesore që nxisin zhvillimin e shëndetshëm të trurit, duke çuar në fëmijë më të qetë dhe më të lumtur. Shpjegon zhvillimet e reja të shkencës bashkëkohore, se si janë te lidhura pjesët e trurit të një fëmije dhe se si e arrin ai pjekurinë e plotë të tij. Ky libër është një mundësi për të integruar trurin e fëmijës suaj dhe për të nxitur një zhvillim të madh jetësor.

Zbritje për çdo blerje në Librarinë Dukagjini

Përveç këtyre librave, do të bëhet edhe 15% zbritje në secilin libër që ju blini online apo fizikisht. Por befasitë nga Libraria Dukagjini nuk ndalojnë këtu!

Të gjithë personat që kryejnë blerje në librari më 23 prill, do të marrin një kupon me zbritje 10%, i cili do të vlejë deri në fund të muajit korrik për secilën blerje tjetër.

Tani ne gëzojmë fatin me prodhime të shumta të librave, po kjo nuk ishte gjithmonë kështu. Kur fjalori dhe shkrimi u zhvilluan mijëra vjet më parë, u përdorën pllaka balte. Kjo evoluoi në pergamenë dhe papirus. Forma e parë e një libri u arrit nga kinezët në shekullin III, megjithëse, librat e tyre përbëheshin nga faqe të trasha, të bëra prej bambuje të qepura së bashku.

Nga mesi i shekullit të 15-të, shtypshkronja revolucionarizoi librat për t’u bërë ato që janë sot dhe i bëri ato lehtësisht të arritshme për të gjithë.

Falë kësaj shpikjeje gjeniale, ne jemi në gjendje të shijojmë prozën dhe poezinë e autorëve dhe poetëve të panumërt. 

Dita Botërore e Librit u krijua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) më 23 prill 1995, si një  festë mbarëbotërore e librit dhe leximit. Është shënuar në mbi 100 vende të globit. 

Kjo datë është zgjedhur sepse është përvjetori i vdekjes së shkrimtarit William Shekspir dhe kronistit të shquar spanjoll Inca Garcilaso de la Vega.

William Shekspir
Inca Garcilaso de la Vega

Para kësaj, kishte disa ide se kur duhet të festohej Dita Botërore e Librit. Fillimisht, shkrimtari valencias Vicente Clavel Andrés sugjeroi që dita e librit të ishte në një ditë që nderonte autorin Miguel de Cervantes.

Kjo do të thoshte se mund të ishte ose në ditëlindjen e tij, më 7 tetor, ose ditën kur vdiq, më 23 prill.

Pasi dita e vdekjes përkoi me datën në të cilën kishin vdekur, gjithashtu, William Shakespeare dhe Inca Garcilaso de la Vega, u zgjodh kjo datë.

Në Ditën Botërore të Librit, përmes aktiviteteve të ndryshme promovohen vlerat e librit dhe inkurajohet leximi i tyre, e që leximi për kënaqësi është treguesi i vetëm i suksesit të ardhshëm.

Në mbarë botën, ka shumë data të tjera në të cilat mbahet Dita Botërore e Librit. Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Irlanda festojnë të gjitha Ditën Botërore të Librit në data të ndryshme.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika