Libraria Dukagjini me pikë të përkohshme në Lakrishtë për shitjen e teksteve shkollore

Libraria Dukagjini ka hapur një pikë të përkohshme në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, për të lehtësuar blerjen e librave shkollorë nga prindërit. Kjo është bërë pas kërkesave të mëdha në pikat e tjera të librarisë

Libraria Dukagjini e ka hapur pikën e saj të përkohshme për shitjen e librave shkollorë në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.

Kjo pikë ka për qëllim ta lehtësojë blerjen e librave shkollorë nga prindërit, pas kërkesave të mëdha në pikat e tjera të Librarisë Dukagjini.

Nga nesër në orën 09:00, kjo pikë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve që dëshirojnë t’i pajisin fëmijët e tyre me libra cilësorë, siç janë ato të Shtëpisë Botuese Dukagjini.

Lokacioni i saktë i librarisë gjendet në rrugën “Xhevdet Doda”. Po ashtu, vlen të theksohet se libraria ofron parking falas për çdo konsumatorë.

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka prezantuar tekstet e reja shkollore për klasa të ndryshme. Tekstet janë përgatitur sipas standardeve dhe metodave më bashkëkohore, dhe ofrojnë mundësi të zhvillimit të kreativitetit, të mendimit shkencor dhe të aftësive artistike.

Shtëpia botuese “Dukagjini” ua prezanton tekstet e reja shkollore mësimdhënësve

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika