Libraria ‘Dukagjini’ sjell shumë tituj të rinj për 2023-ën

Duke qenë gjithmonë pranë lexuesve dhe e njohur për përzgjedhjen e librave, në librarinë Dukagjini ju presin mbi 50 mijë tituj të ndryshëm, një ambient i ngrohtë, staf mikpritës dhe aroma e këndshme e librit

Ilustrim

Libraria ‘Dukagjini’, një shtëpi e ngrohtë për një numër të madh të njerëzve të cilët dëshirojnë të shijojnë magjinë e librit, do të sjellë shumë tituj të rinj gjatë Vitit 2023.

Duke qenë gjithmonë pranë lexuesve dhe e njohur për përzgjedhjen e librave, në librarinë Dukagjini ju presin mbi 50 mijë tituj të ndryshëm, një ambient i ngrohtë, staf mikpritës dhe aroma e këndshme e librit.

Se cilët kanë qenë librat më të kërkuar gjatë vitit 2022 dhe përmbajtja e tyre, si dhe çfarë do të sjell në 2023-ën kjo shtëpi botuese, në një bisedë me Blerina Neziri, në Radio Dukagjini, ka folur Doruntina Drenovci nga Libraria Dukagjini.

Doruntina Drenovci

Si librat më të kërkuar Drenovci, ka thënë se ishin “Truri i Fëmijës”, “Frida”, “Varfanjaku i Zotit”, “Pse s’ma ka thënë njeri më parë“ dhe të tjerë.

““Truri i Fëmijës” nga Daniel Siegel është një libër praktik, që ofron një qasje revolucionare ndaj rritjes së fëmijëve. Ky libër është një mundësi për të integruar trurin e fëmijës dhe për të nxitur një zhvillim të madh jetësor.

Frida – Hayden Herrera është biografia e Frida Kahlos, artistes meksikane që mjeshtërisht dhe në mënyrë tejet origjinale arriti ta transformonte dhimbjen e saj në art.

“Varfanjaku i Zotit” i Nikos Kazanxaqis, me të cilin shtëpia Botuese “Dukagjini” ka fituar çmimin për përkthimin më të mirë nga Romeo Çollaku, është një libër që sjell historinë e Françeskut të Asizit, shenjtorit që ndryshoi rrugën e të menduarit dhe të afruarit me Zotin. Një rrëfim prekës, që na fton të kthehemi kah shpirtërorja dhe kah humania.

“Pse s’ma ka thënë njeri më parë“ me autore Dr.Julie Smith, është një libër i mbushur me këshilla praktike se si mund t’u bëjmë ballë ulje-ngritjeve në jetën tonë.

Psikologia Smith, përmes librit fton për vetëkontroll dhe na mëson se si mund t’i tejkalojmë në mënyrë të lehtë situatat që na e vështirësojnë jetën”, ka thënë Drenovci për Radio Dukagjini.

Doruntina Drenovci, nga Libraria Dukagjini, e shpreh e kënaqur që interesimi për leximin e librave po shtohet çdo vit dhe ekziston në të gjitha grup moshat.

“Mund të themi që çdo vit e më shumë po shtohet interesimi për të lexuar. Të gjitha moshat për zhanre të caktuara janë mjaft të interesuar, për shembull, adoleshentët lexojnë më shumë stripa/manga, fantazi, fanta-shkencë. Pastaj moshat 20-25 letërsi bashkëkohore, moshat e tjera klasike e po ashtu moshat mbi 40 vjeç, biografi, histori etj. Pra, gjithmonë ka interesim për zhanre të caktuara nga mosha të ndryshme. Vlen të ceket që është shtuar frekuentimi fizik i adoleshenteve për zhanrin manga/stripa, ku nga një sasi e vogël e titujve kemi arritur që ta bëjmë një prej zhanreve më të furnizuar dhe me të shitur”, theksoi Drenovci.

Sipas Drenovcit intersim për lexim kanë edhe fëmijët.

“Për fat të mirë ne kemi shumë lexues fëmijë që janë të interesuar për libra. Nga librat më të kërkuar për fëmijë gjatë vitit kanë qenë “Atalanta” nga Gianni Rodari, “Qeni njeri” nga Dav Pilkey dhe “Planeti i pemëve të krishtlindjeve” nga Gianni Rodari. Librat e Rodarit janë thuajse nga të gjitha zhanrret dhe kjo është arsyeja që lexohen shumë pasi fëmijët përfshihen në librat e tij” shtoi Drenovci për Radio Dukagjini.

Se cilët mund të jetë librat më të kërkuar në Librarinë “Dukagjini” përgjatë vitit 2023, Drenovci tregoi se kanë filluar përgaditjet për të sjellur titujt më të ri.

“Librat që mendohet që mund t’i zënë vend vitit 2023 janë:“Demiani” nga Hermann Hesse, ku paraqitet historia e Emil Sinklerit, reflektimet e një shkrimtari të pjekur mbi fëmijërinë dhe adoleshencën e tij në rrugën drejtë vetevetes. “Pasioni I thjeshtë” nga nobelistja e vitit 2022 Annie Ernaux, libër i cili i’a vlenë të lexohet, pasi ndihmon të njohim dhe kuptojmë më mirë shkrimin e autores dhe në të njejtën kohë kuptojmë përse ajo është nobelistja e fundit” shtoi Drenovci.

 

Libraria ‘Dukagjini’, do të vazhdojë traditën dhe gjatë Vitit 2023 do të ketë aktivitete të shumta, oferta të ndryshme, gjithmonë duke përmbushur kërkesat e simpatizuesve të librit.

 

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika