Libraria Dukagjini , “strehë” e preferuar për adhuruesit e librit

Në panairin e librit, i cili po mbahet në Prishtinë nuk ka munguar shtëpia botuese Dukagjini, duke servuar romane, novela, lektyra e madje edhe libra shkollorë, për të gjithë dashamirësit e librit

Me libra të zhanreve të ndryshme ishte i mbushur secili cep i tavolinës.

Romane, novela, lektyra, e madje edhe libra shkollorë, janë vetëm disa nga librat prej të cilave libraria Dukagjini i servoi për të gjithë dashamirësit e librit.

Të gjitha këto për të përmbushur kërkesat e qytetarëve të cilët kalojnë ditët e tyre në panirin e librit, i cili është hapur prej ditësh në kryeqytet.

E Alkesta Gllogjani tha se Libraria Dukagjini mbetet opsioni perfekt për të zgjedhur librin e dëshiruar.

Por përveç saj, ka edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët tashmë janë klientë të rregullt të librarisë.

‘’Zgjodha kësaj here libër për fëmijë, pasi që është një pjesë e letërsisë që na hyn në punë edhe neve të rriturve, sidomos te kjo pjesa e përrallave, pasi që i rikthehemi atyre kujtimeve të bukura që na e kujtojnë edhe neve fëmijërinë dhe për këtë arsye zgjodha një libër me përralla për fëmijë ta rilexoj’’, ka thënë Liridona Mehmeti.

Fatjon Zeka nga shtëpia botuese ka thënë se gjatë panairit të librit, interesimi i njerëzve nuk ishte aq i madh.

‘’Ne për të treguar të drejtën kemi pritur një numër më të madh pjesëmarrësish, meqë panairi mungoi prej dy vitesh për shkak të pandemisë. Gjithsesi, shtëpia botuese Dukagjini është mjaft e kënaqshme me numrin e blerësve dhe të interesuarve’’, ka thënë Fatjon Zeka.

Tituj të ndryshëm si “Ontologjia e artit të shtatë, Varfanjaku  i Zotit, My trange, ishin vetëm disa prej librave që janë prezantuar nga libraria Dukagjini në këtë panair. Madje nuk munguan as aktivitete e promovime.

Me oferta të ndryshme, e gjithmonë duke përmbushur kërkesat e qytetarëve, Libraria Dukagjini mbetet strehë e preferuar për lexim dhe njëri ndër këndet më të pasura me libra në këtë panair.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika