Librat për fëmijë të propozuar nga shtëpia botuese “Dukagjini” për këtë verë

Është shumë me rëndësi që fëmijët të krijojnë shprehi të leximit, sepse kjo bën që ata ta zhvillojnë imagjinatën dhe të menduarit, ta njohin më mirë botën përreth. Si loja që është pjesë e domosdoshme e përditshmërisë së tyre, ashtu duhet të jetë edhe leximi. Leximi është aktiviteti thelbësor për zhvillimin e tyre intelektual, emocional dhe social.

Për t’ju ndihmuar në përzgjedhjen e librave të duhur, të cilët fëmijët mund t’i lexojnë gjatë ditëve të verës, “Dukagjini” vjen me disa propozime mjaft interesante.

Duke menduar për secilën moshë të fëmijëve, titujt e propozuar nga “Dukagjini” përfshijnë një llojllojshmëri të librave.

Zgjidhni librin tuaj të preferuar, i cili do t’ju shoqërojë gjatë pushimeve verore, dhe pasuroni mendjen e zhvilloni imagjinatën e fëmijëve përmes historive fantastike që gjenden brenda këtyre librave:


Lektyrat për klasën e parë: “Maçoku me çizme dhe përralla të tjera” (Charles Perrault), “Përralla popullore mbi kafshët” (Bedri Dedja), “Bletëzat” (Drenusha Zajmi – Hoxha), “Rrëfenja” (Vëllezërit Grim), dhe “Tregimi i lepurit Piter” (Beatrix Potter).


Lektyrat për klasën e dytë: “Lepurushi prej pushi” (Margery Williams) , “Përralla e Postierit” (Karel Čapek), “Përralla të zgjedhura” (Hans Christian Andersen), “Shkolla e Pyllit” (Bedi Dedja), “Vjersha” (Agim Deva).

Lektyrat për klasën e tretë: “Aventurat e Pinokut” (Carlo Collodi), “Posta e porositur” (Mark Krasniqi), “Kallëzimet e gjyshe Pastërtores” (Bedri Dedja), “Shigjeta e kaltër” (Gianni Rodari) dhe “Si u bënë kafshët siç janë sot?” (Rudyard Kipling).

Lektyrat për klasën e katërt: “Udhëtimi i Pikëpyetjes” (Ymer Elshani), “Bleta Maja dhe aventurat e saj” (Waldemar Bonsels), “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave” (Lewis Carroll).

Librat shoqërohen nga fjalorthi, ilustrimet origjinale dhe aparatura didaktike. Kjo i bën shumë të përshtatshme për lexim.

Shija e redaktorit

Vizitë historike në Tiranë: Kryeministri britanik Starmer pritet me ceremoni...

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka nisur një vizitë dyditore në Tiranë – vizita e parë zyrtare ndonjëherë nga një kryeministër britanik...

Costa mbërrin në Presidencë – nis takimin me Osmanin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur këtë pasdite në Presidencën e Kosovës, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Takimi ndërmjet dy liderëve...

Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së...

Zyrtarisht sot, më 14 maj 2025, është vendosur gurëthemeli për Dukagjini Resort - destinacioni i ardhshëm luksoz që po ngrihet në zemër të bregdetit...

Të fundit nga rubrika