Libri “Bllaca 99” i Jahja Llukës sjellë rrëfime tmerruese të dëbimeve nga Kosova

Të premten në Bllacë të Hanit të Elezit u përkujtua dëbimi i mijëra shqiptarëve në prillin e 1999-tës. Autori Jahja Lluka botoi edhe vëllimin e dytë të librit “Bllaca 99”, i cili sjellë rrëfimet e shqiptarëve që përjetuan tmerrin e asaj kohe

Tmerri që u përjetua me ditë të tëra tash u jetësua mes rreshtave të këtij libri.
“Bllaca 99”, vëllimi i dytë i autorit, Jahja Lluka sjellë rrëfimet e qytetarëve që atë kohë përjetuan eksodin në Bllacë të Hanit të Elezit.

Në përkujtim të pranverës së 1999-tës kur mijëra shqiptarë u dëbuan nga vatrat e tyre, pelegrinazhi i autorëve organizuan një manifestim tradicional.

Për librin që sjellë rrëfimet e atyre që u detyruan të largoheshin me tren, nga këtu foli autori, Jahja Lluka.

“ Janë rrëfime të njerëzve që kanë qenë këtu dhe që i kaluan të gjitha këto perpieti dhe nuk ka asgjë të mijat si autor por janë rrëfimet të atyre që përjetuan atë masakër që ka përgatitur Serbia”, u shpreh Jahja Lluka.

Të pranishëm në kompleksin memorial të Bllacës qenë edhe autorë nga viset shqiptare e udhëheqës lokal të Hanit të Elezit.

Para tyre, Lluka pati edhe disa fjalë.

“ Këtu dikur ka qenë një moçal tani është memoriali i cili kërkon mbrojtje dhe ndihmë shtetërore jo të disa individëve të cilët për nevoja të veta dëshirojnë ta shënojnë edhe dëbimin”, u shpreh Lluka.
Pas Llukës, autorët tjerë kishin përgatitur edhe disa poezi.

E, një nxënëse kërkoi lirimin e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për nder të 27 vjetorit të eksodit të Bllacës u organizua edhe një ekspozitë nga artistët kosovar.

Në prill të 1999-tës, pas sulmeve serbe në Kosovë, mijëra shqiptarë u larguan me forcë përmes pikës kufitare me Maqedoninë drejt kampit të Bllacës.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika