Libri “Edukatë muzikore 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” përzgjidhet në listën e ngushtë të çmimeve “BELMA”

Teksti shkollor “Edukatë muzikore 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” është përzgjedhur në listën e ngushtë të çmimeve “BELMA”.

Që nga viti 2009, çmimet “BELMA” organizohen nga EEPG (Grupi i Botuesve Arsimorë Evropianë) në bashkëpunim me Panairin e Librit në Frankfurt dhe IARTEM (Shoqata Ndërkombëtare për Kërkime për Tekstet shkollore dhe Mediat arsimore).

BELMA (çmimi më i mirë i materialeve mësimore evropiane) u jepet çdo vit materialeve të shkëlqyera arsimore nga e gjithë Evropa.

Të gjitha aplikimet vlerësohen nga një juri e pavarur e ekspertëve të shquar të librave shkollorë dhe të medieve arsimore.

Konkursi është i hapur për të gjithë botuesit arsimorë në të gjithë Evropën, duke përfshirë anëtarët e EEPG dhe fituesit ftohen në një ceremoni në Panairin e Librit në Frankfurt.

Shtëpia botuese “Dukagjini” është anëtare e plotë e rrjetit “European Educational Publishers Group” (Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG).

Kështu, “Dukagjini”, jo vetëm që është shtëpia botuese e vetme nga Kosova që ka arritur të anëtarësohet, por, njëherësh, është edhe shtëpia botuese e vetme e teksteve në gjuhën shqipe në këtë rrjet, dhe një vlerësim i tillë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, padyshim që është një shtysë e re për ekipin e shtëpisë botuese “Dukagjini” për punë e përkushtim të pandalshëm për të sjellë botime të reja inovative, dhe synimin e palëkundur për zhvillimin e cilësisë në arsim.

Përzgjedhja e librit shkollor “Edukatë muzikore 3” ka një rëndësi të jashtëzakonshme për ekipin e shtëpisë botuese “Dukagjini” edhe për faktin se libri përmban shumë elemente kombëtare.

Në libër gjenden këngë, përmes së cilave fëmijët do të mësojnë për bukuritë e atdheut, do të njihen me lumenjtë, malet dhe historinë e lavdishme të tij.

Libri do t’u mësojë fëmijëve edhe profesionin e dirigjentit, të kompozitorit, të violinistit etj., por gjithashtu do t’u ndihmojë që të luajnë në instrumente, të këndojnë e të vallëzojnë.

Ata do të kuptojnë se ka lloje të ndryshme të muzikës dhe, përmes dëgjimit të muzikës, do të mësojnë t’i dallojnë ndryshimet në mes të muzikës popullore, muzikës klasike, muzikës zbavitëse etj.

Në njësitë mësimore të këtij libri, fëmijët do të njihen edhe me kompozitorët shqiptarë, me tekstshkruesit, instrumentistët, instrumentet e shumë elemente të tjera kombëtare, çka e bën edhe më të veçantë këtë tekst.

Rikujtojmë që botimet shkollore “Dukagjini” njihen për cilësi të pashembullt të printimit, të ilustrimeve origjinale dhe për paraqitjen tërheqëse me përmbajtje informative dhe edukative.

Me plot 30 vjet përvojë në botim, shtëpia botuese “Dukagjini” është ndër shtëpitë më të mëdha botuese shqiptare që është gjendur afër lexuesit me botime të ndryshme dhe tekste shkollore, duke ndërtuar një reputacion të padiskutueshëm për cilësi dhe përkushtim ndaj arsimit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika