Kurti për 25-vjetorin e Panairit të Librit: Libri mjeti kryesor i një shoqërie të hapur, të sjell lirinë shpirtërore dhe mendore
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar sot Panairin e Librit në Prishtinë. Kurti në një postim në Facebook shkruan se libri është mjeti kryesor i një shoqërie të hapur, për një mendje të hapur sepse libri të sjell lirinë shpirtërore dhe atë mendore. “Në moton ‘Inteligjenca rrjedh nga libri’ përmbledhet thelbi i këtij panairi: […]
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar sot Panairin e Librit në Prishtinë.
Kurti në një postim në Facebook shkruan se libri është mjeti kryesor i një shoqërie të hapur, për një mendje të hapur sepse libri të sjell lirinë shpirtërore dhe atë mendore.
“Në moton ‘Inteligjenca rrjedh nga libri’ përmbledhet thelbi i këtij panairi: libri si burim i dijes, si formësues i vetëdijes dhe si mjet që i jep kuptim lirisë sonë mendore e shpirtërore. Në epokën e teknologjisë së avancuar, krijimtaria e njeriut, e mishëruar në libër, mbetet kulmi i mendimit dhe ndjeshmërisë që inteligjenca artificiale mundet vetëm ta lakmojë,” tha Kurti.
Ai u shpreh se marrëdhënia me librin është një nga përvojat më të thella njerëzore, që formëson karakterin, kultivon mendimin kritik dhe ndihmon ndërtimin e një shoqërie të hapur.
Në këtë edicion të panairit, janë paraqitur rreth 2,000 tituj të rinj dhe rreth 6,000 tituj nga vitet e fundit, të sjellë nga rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora shqiptare.
Kurti ftoi të rinjtë dhe të rejat të vizitojnë panairin dhe të përqafojnë librin si një udhërrëfyes në rrugën drejt dijes dhe emancipimit.















