Mendime të periudhave të ndryshme të jetës nga përvojat personale janë tematika kryesore e këtij libri.
Ai mban titullin “Shënime Minimale”, të cilin autorja Meri Dishnica e promovoi në Librarinë Dukagjini.
Më shumë për përmbajtjen e librit foli autorja.
“Është një libër me copëza mendimesh nga disa vëzhgime që unë i kam bërë realitetit që ne jetojmë qoftë vëzhgimi drejtuar së brendshmi qoftë së jashtmi nga gjëra që kam jetuar e që i kam përjetuar”, ka thënë Meri Dishnica, Autore e librit.
Dishnica tregoi se çka e shtyu ta shkruaj këtë libër.
“Këto janë mendime të mbledhura në periudha të ndryshme të jetës më vonë i kam redaktuar në një përiudhë tjetër të jetës ku isha edhe më e rritur dhe i shikoja gjërat ndryshe por prap kam vendosur s’i mbaj në nivel mendimesh të pa përfunduara”, ka thënë Meri Dishnica, Autore e librit.
Para dhjetëra të pranishmëve nisi edhe promovimi i librit. Në panel i pari fjalën e mori, botuesi i librit, Bujar Hudhri.
“Meri ka diçka magjike mendoj unë që flet shumë pak por tregon shumë e vë unin në dukje është një gjë shumë e bukur që unë e kam vënë re dhe kështu nisi”, ka thënë Bujar Hudhri, Botues.
Autorja pranoi edhe pyetje.
“Çfarë përgjigje po kërkoni…”
Dishnica dha përgjigjet.
Më pas diskutimi vazhdoi edhe me lexuesit që qenë të pranishëm.
Autorja paralajmëroi se do të shkruajë edhe libra të tjerë me tematika pothuajse të njëjta.