Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MMPHI) Liburn Aliu, është pyetur nga mediat gjatë përurimit të një rruge lidhur me mospjesëmarrjen e tij në listën për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje(LVV).

Aliu gazetarëve u ka thënë se vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje e ka marrë shumë kohë më parë.

“Vendim i imi ka qenë, nuk është se është marr tash së voni. Njëjtë siç ka qenë vendim i imi për të mos qenë pjesë e kryesie në tetorin e vitit 2022”, tha ai para mediave.

Liburn Aliu sivjet nuk ndodhet në listën e LVV-së si kandidat për deputet, ndonëse është një nga figurat qendrore të kësaj partie që nga fillet e saj.