Liderët e Ballkanit Perëndimor i bën bashkë Samiti i Berlinit

Prsidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka publikuar një fotografi të përbashkët nga Samiti i Berlinit, ku në rend të parë shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Berlinit





Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të enjten e tre nëntorit janë pritur nga kancelari gjerman Olaf Scholz për t’i dhënë një shtysë përpara Procesit të Berlinit.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në fjalimin e tij në Samitin e Berlinit ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë përkushtuar të punojnë së bashku për të arritur qëllimet dhe synimet në Tregun e Përbashkët Rajonal dhe jo vetëm.

Scholz në këtë samit ka thënë se procesi i normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet dhe se mund të llogarisin në Procesin e Berlinit për mbështetje.

“Zotimet që po i bëjmë sot janë me urgjencë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, procesi i normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet, mund të llogarisin në këtë proces që do t’i mbështesë”, ka deklaruar Scholz.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka publikuar një fotografi të përbashkët, ku në rend të parë shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

“Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik. Duke filluar me energji. Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.

Ndryshe, të gjashtë shtetet, pas një periudhë intensive dialogu, janë dakorduar për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

Po ashtu, pritet që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina ta zyrtarizojnë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dyja shteteve, me atë të së cilës qytetarët do të mund të udhëtojnë drejt Bosnjës pa pasur nevojë që të pajisen me vizë.

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.

Qëllimet kryesore të këtij procesi janë, përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimi evropian i rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Procesi fokusohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.

Ky proces përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën.

Ndërsa, shtetet pjesëmarrëse të BE-së janë, Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia dhe Italia.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika