Liderët evropianë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët rreth takimit të mbrëmshëm midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin.

Ata thanë se “mirëpritën përpjekjet e presidentit Trump për të ndaluar vrasjet në Ukrainë, për të përfunduar luftën e agresionit të Rusisë dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Ata shtuan se hapi i ardhshëm duhet të jenë bisedime të mëtejshme ndërmjet Trumpit dhe Putinit, duke përfshirë edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton skynews.