Liderët politikë përkujtojnë ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott në Prishtinë, me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glaku Konjufca, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ushtarë të KFOR-it nga Britania kanë bërë homazhe në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet, ku kanë vendosur lule në Memorialin e dëshmorëve të Mbretërisë […]





Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott në Prishtinë, me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glaku Konjufca, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ushtarë të KFOR-it nga Britania kanë bërë homazhe në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet, ku kanë vendosur lule në Memorialin e dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar.

“Me këtë rast u bashkuam me aleatët tanë strategjikë, në shënimin e Aktit të Përkujtimit, ditë kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore”, ka theksuar Haradinaj.
Ndryshe, Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë kishte njoftuar se gjatë së dielës së 13 nëntorit do të organizojë ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë ceremoni do të kujtohen të gjithë ata që shërbyen dhe humbën jetën gjatë shërbimit me Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR).
Në njoftimin e ambasadës bëhet e ditur se pranë Memorialit të Mbretërisë së Bashkuar, do të përkujtohen 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike.



















