Liderët e partive politike kanë arritur në zyrën, ku po zhvillohet takimi i thirrur nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në takim kanë marrë pjesë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i Guxo-së, Faton Peci, si dhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj. Po ashtu, kanë arritur edhe kryetarët e partive politike të komuniteteve pakicë.

Edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po merr pjesë në diskutimet me Presidenten Osmani.

Ky takim konsultativ vjen pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, për të siguruar votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë së re.

Sipas Kushtetutës, Osmani duhet të caktojë një mandatar tjetër brenda 10 ditësh nga dështimi i mandatarit të parë. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ndonjë parti do të ketë vullnet të krijojë një koalicion qeverisës.