Liderët ndërkombëtarë urojnë Rishi Sunak për pozitën e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

Liderët ndërkombëtarë si Joe Biden, Justin Trudeau dhe Volodymyr Zelensky, kanë uruar Rishi Sunak, për titullin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, njashtu kanë theksuar se janë të gatshëm për bashkëpunim dhe forcim të marrëdhënieve

Rishi Sunak





Liderët ndërkombëtarë vazhdojnë ta urojnë kryeministrin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, për pozitën e tij të re.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka shkruar një postim në rrjetin social Twitter, lidhur me fitoren e Rishi Sunak për t’u bërë kryeministër.

Biden ka thënë se do të bashkëpunojë me Rishi Sunak si kryeministër, dhe ka premtuar se do të vazhdojnë që së bashku ta mbështesin Ukrainën.

“Së bashku, pres me padurim të përmirësojmë bashkëpunimin tonë për çështje kritike për sigurinë dhe prosperitetin global, duke përfshirë vazhdimin e mbështetjes sonë të fortë për Ukrainën”, ka shkruar Biden në postimin e tij.

Krahas Biden, urime ka dërguar edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, i cili e ka përshkruar partneritetin mes Kanadës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si një nga marrëdhëniet më të forta që dy shtete mund të kenë, shkruan BBC-ja.

Njashtu, ai ka thënë se mezi pret të punojë me Sunak për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme globale. Madje edhe Trudeau, e ka përmendur ndihmën për Ukrainën, rregullimin e ekonomisë dhe ndryshimeve klimatike.

Gjithashtu për zgjedhjen e Rishi Sunak si kryeministër, ka reaguar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë në një postim në Twitter se, është i gatshëm të vazhdojë forcimin e partneritetit mes Ukrainës dhe Britanisë së Madhe.

Tutje, Zelensky ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar ka premtuar miliarda paund ndihmë ushtarake për Ukrainën, e cila po lufton me pushtimin rus.

“Ju uroj të kapërceni me sukses të gjitha sfidat me të cilat përballen shoqëria britanike dhe mbarë bota sot. Jam gati të forcojmë së bashku partneritetin strategjik”, ka thënë Zelensky.

“Fati i konservatorëve dhe vetë Mbretërisë së Bashkuar” në duart e Rishi Sunak





Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika